
TIRANË- Të shumtë në numër studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish pasditën e kësaj të hëne para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar ligjin e Qeverisë për punën e detyrueshme në sistemin shëndetësor në vend, 5 vite pas diplomimit. Ata po ashtu kërkojnë dorëheqjen e zëvendësministres Albana Tole dhe ministres Ogerta Manastirliu.

Në një moment disa prej tyre kanë qëlluar me letra higjenike drejt godinës së Ministrisë. Protesta e tyre ishte paralajmëruar të niste në orën 17:00. Ata janë mbledhur përpara godinës ndërsa qarkullimi i mjeteve është pezulluar.
Ata përsërisin thirjret e tyre që në tubim t'u bashkohen pedagogë, studentë e qytetarë. Ndërkohë prej nisjes së vitit të ri akademik ata kanë bojkotuar mësimin. Kauza e tyre tashmë është në dorën të Gjykatës Kushtetuese./Zëri.ai