Aktualitet

Jamarbër Malltezit i sekuestrohen 6 llogari bankare me vlerë mbi 200 mijë euro

Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Zeri
Jamarbër Malltezit i sekuestrohen 6 llogari bankare me vlerë mbi 200
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar këtë të hënë 6 llogari bankare në emër të Jamarbër Malltezit. Llogari që kapnin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Lista e llogarive bankare:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi. 

Ndërsa në listën e plotë të pasurive të sekuestruara nga GJKKO, bien në sy apartamente, njësi shërbimi dhe garazhe që ndodhën në zonën e ish-klubit sportiv "Partizani" dhe në rrugën "Mustafa Matohiti" ose siç njihet "Rruga e Sales". Toka Malltezi ka dhe në qytete të ndryshme, si Berat dhe Cërrik! Po ashtu në sekuestro janë vënë dhe prona që Jamarbër Malltezi i ka në bashkëpronësi me gruan e tij, Argita Malltezi. 

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022

Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013

Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014.

Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014.

Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013.

Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012

Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012

Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022

Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022.

Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019

Apartament 128.3 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 5 qershor 2015

Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 26 nëntor 2015. 

Truall 187 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, 4 gusht 2021

Bodrum 18 m2 në Tiranë, 17 mijë euro, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 18 maj 2015

Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004

Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004

Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000

Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007

Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi

Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021

Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021

Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021

Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022

Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022

Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022

Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.

Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB