Aktualitet

Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin

Avokatët e Malltezit kërkuan nga trupa gjykuese që senaca të shtyhet për ditën e nesërme pasi kërkonin më shumë kohë për tiu njohur me provat por kjo kërkesë u hodh poshtë. 

E.K
Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin
Jamarbër Malltezi në sallën e gjyqit

TIRANË- Ka rinisur seanca në ngarkim të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca u ndërpre për disa orë. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash" për dosjen "Partizani". 

Avokatët e Malltezit kërkuan nga trupa gjykuese që senaca të shtyhet për ditën e nesërme pasi kërkonin më shumë kohë për tiu njohur me provat por kjo kërkesë u hodh poshtë. 

Po ashtu në seancë është i pranishëm dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.

Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB