Aktualitet

Adoleshenti plagos me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë

Ngjarja ka ndodhur rreth orëes 11:00 të kësaj të diele në lulishten e qytetit.

E.K
Adoleshenti plagos me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë
Foto ilustruese

LUSHNJË- Plagosje me thikë në Lushnjë. Raportohet se një 15-vjeçar ka plagosur me thikë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orëes 11:00 të kësaj të diele në lulishten e qytetit. Mësohet se sherri mes dy adoleshentëve ka ndodhur për motive të dobëta. 15-vjeçari është shoqëruar në polici. Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë. Goditi me mjet prerës një shtetas 17 vjeç, kapet dhe shoqërohet në Polici, 15-vjeçari. Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja. Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB