
GREQI- Florian Zani, yputube-ri shqipatr i cili u arrestua në Greqi, pasi abuzonte me persona me aftësi të kufizuara ka habitur me rrëfimin e tij.
I njohur si "Hayate”, ka deklaruar për 'Star' se thellë brenda, viktimat e tij e duan atë. Youtuber-i pranoi se në një moment, përmbajtja e videove doli jashtë kontrollit. Megjithatë, Zani mohoi që të kishte djeni se ata ishin me aftësi të kufizuara pasi ata ishin individë vetë-mbështetës. Në të njëjtën kohë, ai ka pohuar se fëmijët kanë përfituar nga ky proces.
“Në çdo ndërveprim, nuk mund t'i mashtrosh apo t'i bindësh për diçka që nuk e duan. Këta fëmijë kanë përfituar nga e gjithë kjo”, tha ai, duke shtuar se standardi i tyre i jetesës është rritur.
Ai, megjithatë, thotë se i vjen keq që diçka që nisi si shaka u shndërrua në një marrëzi. 35-vjeçari pretendoi në dëshminë e tij se personat, të cilët duken të dhunuar në video, jo vetëm që merrnin para për “testet”, por ai i ndihmonte edhe për nevoja të tjera.
Florian Zani u arrestua për trafikim njerëzish dhe lëndimi trupor të personave të cenueshëm, me rrethanë rënduese të krimit me motive racore për shkak të aftësisë së kufizuar. Që nga janari i 2023-shit, mbante një profil në një platformë rrjetesh sociale, duke përdorur një pseudonim, në të cilin transmetonte drejtpërdrejt sjellje abuzive ndaj personave me probleme mendore, me qëllim përfitimin e tij financiar të paligjshëm./ZËRI