Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur Ilo Lluka qëllon ballë për ballë me pistoletë Emiliano Pilon në Korçë

Të dy shemben në tokë.

E.K
PAMJET/ Momenti kur Ilo Lluka qëllon ballë për ballë me
Dy viktimat

KORÇË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur Ilo Lluka qëllon për vdekje me pistoletë Emiliano Pilon allias Jorgo Prufti. Ngjarja e ndodhur një natë më parë në Korçë. Në foton e siguruar nga Syri, shihet autori, i cili më pas vrau dhe veten teksa e qëllon ballë për ballë viktimën. Të dy shemben në tokë.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e djeshme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit. Mësohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet për një apartament. Babai i autorit, shtëpinë e tij do t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18. Fillimisht u raportua se kishim të bënin me një viktimë dhe një të plagosur, por Emiliane Pine ka ndërruar jetë rrugës për në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB