
KAVAJË- Një grabitje me kallashnikov ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Raportohet se dy persona kanë marrë pjesë në grabitjen e Maximarket'. Një prej autorëve i armatosur me armë zjarri të llojit kallashnikov, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit të qytetit dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash.
Ndërkohë autori tjetër ka pritur jashtë me automjet. Grabitësi raportohet të ketë marrë xhiron ditore, si dhe paratë e disa qytetarëve që ndodheshin në atë moment pranë kasës.
Burime nga Policia thanë se rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme është kryer një grabitje në supermarketin ‘Maximarket'. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grabitësi pasi ka marrë një shumë parash është larguar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes./ZËRI