Aktualitet

4-vjeçari rrëzohet nga shkallët e kopshtit, dërgohet në spital, Policia nis hetimin

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin nëse janë ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë në kopshtin ku ai ndiqte.

F.I
4-vjeçari rrëzohet nga shkallët e kopshtit, dërgohet
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË- Një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e kopshtit në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Fatmirësisht 4-vjeçari është në gjendje stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët. Gjithashtu, Policia ka nisur hetimet për zbulimin e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin nëse janë ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë në kopshtin ku ai ndiqte.

Poll

MOS HUMB