
TIRANË- 3 aksidente, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen kanë ndodhur brenda pak orëve në vendin tonë. Akisidenti i parë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tapizë të Krujës, ku një 56-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 22-vjeçare.
Mësohet se shoferja e re është vënë në pranga, ndërsa akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Dy aksidente të tjera kanë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin. Aksidentet kanë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin dhe Fier-Levan.
Aksidenti i parë për ditën e sotme është shënuar në Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas ku 2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Mësohet se automjeti me drejtues 30 vjeçarin K.K është përplasur me makinën që drejtohej nga Gj.Z, 32 vjeç.
Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që përplasja ka shkaktuar radhë të gjata të makinave. Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin Fier Levan, në vendin e quajtur “Aksionistët”, ku janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë janë krijuar rradhë të gjata në trafik pasi ka bllokim të rrugës. Fatmirësisht nnga përplasja nuk ka të lënduar por raportohen vetëm dëme materiale.
Si pasojë e motit të keq, radhë të gjata makinash janë shënuar në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka pasur aksidente.