Aktualitet

Kukësi, Tropoja e Shkodra pa drita! MM: Skuraj –Burrel është bllokuar nga gurët

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me disa zona të vendit që janë prekur nga moti i keq. Aktualisht, në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka pasur rënie masive gurësh që kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, bllokim rrugësh ka pasur edhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

k.m.
Kukësi, Tropoja e Shkodra pa drita! MM: Skuraj –Burrel
Foto ilustruese

TIRANË- Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me disa zona të vendit që janë prekur nga moti i keq. Aktualisht, në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka pasur rënie masive gurësh që kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, bllokim rrugësh ka pasur edhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Dalja e përroit të Zmejës nga shtrati ka shkaktuar që të përmbytet oborri i disa banesave në Mirditë. Situata po monitorohet edhe në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

Po ashtu, po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB