Aktualitet

139 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Britani të Madhe, kapen shqiptarët

Ata u kapën pasi 22 pako (139 kg) drogë e kishin fshehur në çatinë e një kontejneri transporti.

k.m.
139 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Britani të Madhe,
Mirgent Shahu dhe Robert Ball

BRITANI E MADHE- Shkatërrohet banda që kontrabandonte 11 milionë paund kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ishin fshehur brenda një ngarkese bananesh. Ata u kapën pasi 22 pako (139 kg) drogë e kishin fshehur në çatinë e një kontejneri transporti në Portin e Londrës Gateway në prill të vitit të kaluar.

Sipas mediave britanike, Robert Ball, 59 vjeç, nga Greater Manchester, dhe shqiptari Mirgent Shahu, 32 vjeç, nga West Midlands, u burgosën me 18 vjet. Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra, 30 vjeç, nga Barking në Londrën lindore dhe Arman Kaviani, 37 vjeç, u burgosën me 13 vjet e gjysmë e 12 vjet e 9 muaj në një seancë të mëparshme.

139 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Britani të Madhe,
Florjan Ibra dhe Arman Kaviani

Më 15 prill 2022, Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës për të marrë drogën. Ata hapën kamionin duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin paketat që besonin se përmbanin drogë, por ndërsa e bënë këtë, NCA dhe oficerët e policisë ndërhynë për t’i arrestuar. Kaviani dhe Ibra tentuan të arratiseshin, por u kapën. Më pas, u prangosën edhe 2 oficerët e tyre.

Ai tha se kokaina "ushqyen dhunën dhe shfrytëzimin", duke përfshirë kulturën e bandave dhe krimin me armë zjarri dhe thikë, duke e quajtur kapjen një "goditje të konsiderueshme" për këtë rrjet kriminal.

Të katër burrat u akuzuan për një akuzë të komplotit për t'iu shmangur ndalimit të importimit të një droge të kontrolluar, ndërsa Kaviani u akuzua gjithashtu për posedim me qëllim furnizimi pasi u gjet në shtëpinë e tij meta kristal me vlerë 500,000 paund. Të katër burrat u akuzuan më vonë për vepra të importimit të kokainës. Tani, secili do të vuajë dënimin e caktuar nga drejtësia./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB