Aktualitet

Ndezën flakadan në Kuvend/ Përjashtohet Saimir Korreshi, Elda Hoti e Lindita Metaliaj

Kërkesa për përjashtimin e tyre është bërë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët i janë drejtuar me një shkresë Parlamentit që të merrte masa.

k.m.
Ndezën flakadan në Kuvend/ Përjashtohet Saimir Korreshi, Elda
Pamje nga tymi

TIRANË- Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 3 deputetë të Partisë Demokratike. Për 10 ditët e arshdhme do të përjashtohen nga punimet deputetët: Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Kërkesa për përjashtimin e tyre është bërë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët i janë drejtuar me një shkresë Parlamentit që të merrte masa për ngjarjet e seancës parlamentare të 9 nëntorit, ku Korreshi ndezi tymuese në sallë.

Në kërkesën e drejtuar kryetares së Parlamentit, socialistët i bëjnë 3 deputetët për pengimin e zhvillimit të një seancë normale parlamentare.

“Situata e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregullt të saj është e pa tolerueshme...Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar,”- thuhet në kërkesën e socialistëve.

Ishte deputeti Korreshi ndezi tymuese në seancën e Parlamentit, këtë të enjte, ndërs dy deputetet e tjera, Metaliaj dhe Hoti, kishin fshehur flakadanët në çantat e tyre. Të tre do t'i bashkohen pjesës tjetër të deputetëve që janë përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit, po ashtu për trazira në sallë. Kjo si pjesë e aksionit të opozitës për të kundërshtuar ngritjen e Komisioneve hetimore për disa dosje, përmendim koncesionet apo dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB