Aktualitet

127 mln lekë dëm shtetit. Lëshohen urdhërarreste për 4 biznesmenë në Fushë Krujë

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se katër firmat e ndërtimit që zotërohen nga katër biznesmenët i kanë shkaktuar shtetit 127 milionë lekë dëm.

F.m
127 mln lekë dëm shtetit. Lëshohen urdhërarreste për 4
Fushë Krujë

TIRANË- Katër biznesmenë, aktivë në fushën e ndërtimit në Fushë-Krujë po hetohen pasi akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me TVSH-në. Indrit Allamani është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë: Indrit Visha, Redion Sefa dhe Lovjano Topi. Në arrest shtëpie është lënë Albana Paja, ndërsa në masën detyrim paraqitjeje janë lënë dy të tjerë: Brikena Çela dhe Aldo Myftari. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se katër firmat e ndërtimit që zotërohen nga katër biznesmenët i kanë shkaktuar shtetit 127 milionë lekë dëm. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive. Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.

Poll

MOS HUMB