
TIRANË- Një aksion "anti-botoks" ka nisur në kryeqytet. Burime për "ZËRI" bëjnë me dije se Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë. Por kontrollet nuk janë ndalur vetëm në klinika, por edhe në disa parukieri apo dhe banesa ku dyshohet se mbahej dhe injektoheshin mallrat kontrabandë.
Madje në disa prej kontrolleve, Krimi Ekonomik i ka kapur në flagrancë disa nga estetistet duke injektuar lëndët që janë futur ilegalisht në vendin tonë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim lidhur me aksionin nga ana e organteve kompetente, por burime për ZËRI-n, konfirmojnë se tre persona janë vënë në pranga. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjashtë po hetohen në gjendje të lirë.
Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë apo roli i tyre në qendrat estetike.*Botoksi është një ilaç që dobëson ose relakson një muskul. Injeksionet e botoksit injektohen në muskuj, ku bllokojnë impulset nervore në ato inde.
vijon...