
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se po kërkon 395 punonjës të rinj të cilët do të angazhohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas Sekretares së Përgjithshme të KQZ-së, Majlinda Çelmeta, rekrutimi i punonjësve të rinj lidhet me përgatitjen dhe me miradministrimin e procesit zgjedhor.
“Procese pune të tilla si implementimi i teknologjisë në zgjedhje, monitorimi i fushatës, edukimi zgjedhor, kontrolli i financave të partive politike dhe votimi nga jashtë kërkojnë kapacitete njerëzore të mjaftueshme të kualifikuara për një periudhë të shkurtër kohore. Për zgjedhjet në Kuvendit për vitin 2025, kërkojmë 395 punonjës me kohë jo të plotë pune nga të cilët 58 me afat kohor mesatarisht 2 muaj, brenda vitit 2024. Parashikohen të punësohen 10 punonjës me aat kohor 12 muaj,”- tha në fjalën e saj Çelmeta.
Ndërsa, drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KQZ, Anila Ruço tha se janë në pritje të akordimit të fondeve.
“Jemi në pritje të akordimit të fondeve. Është e pamundur që të gjitha proceset e punës, të shpallen vendet e punës, të rekrutohen njerëzit, të aplikojnë, të përzgjidhen të trajnohen sepse koha është e pamjaftueshme, kur miratohet ligji për buxhetin që të rekrutohet dhe ky staf. Me miratimin e numrit pritet dhe akordimi i fondit dhe më pas është vetë kontraktimi i tyre.”
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka shtoi vendimi do të merret mbledhjen e ardhshme.
“Ne miratojmë në parim, por të gjitha këto të dhëna që ne kërkojmë duhet të jenë të plotësuara. Vendimmarrjen në mbledhjen tjetër”./ZËRI