Aktualitet

'Shkatërrohet' grupi kriminal në Korçë, shpërndanin drogë pranë shkollave të qytetit

Policia sekuestroi 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.

M.M

'Shkatërrohet' grupi kriminal në Korçë,

Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka njoftuar se ka ‘shkatërruar’ një grup kriminal që shpërndate drogë pranë ambjenteve të disa shkollave në këtë qytet. Sipas njoftimit zyrtar 3 persona janë arrestuar, 2 janë në kërkim dhe 9 të tjerë në hetim.

3 personat e arrestuar janë Donadel Agolli, 31 vjeç, Redion Gjata, 33 vjeç, e Sajmir Suvaria, 33 vjeç, për të cilët Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia sekuestroi 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i një hetimi 1-vjeçar të kryer me metoda proaktive, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në zbatim të masave të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u finalizua operacioni policor i koduar “Break”. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit:

Donadel Agolli 31 vjeç,  Sajmir Suvaria 33 vjeç, të dy banues në Korçë dhe Redion Gjata 33 vjeç, banues në Bilisht.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. L. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë një viti, dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe 9 shtetas të tjerë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Nga hetimet ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë, në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit.

Poll

MOS HUMB