
TIRANË- Përparim Dema është konfirmuar sërish në detyrë si Shef i Komisariatit të Policisë së Rinasit. Rikonfirmimi i tij erdhi pasi zhvillimit të garës nga Policia e Shtetit për disa drejtori dhe komisariate në vend, mes tyre edhe për komisariatin e Policisë së Rinasit. Kjo është hera e parë që pozicioni i shfit të Rinasit zgjidhet me konkurrim të hapur.
Shefi aktual, Përparim Dema, konkurroi për këtë post mes 51 kandidatëve, duke u rizgjedhur. Ai konkurroi për të qenë shef komisariati në 5 vende vakante, Komisariati nr.2 Tiranë, Rinas, Komisariati i Kufirit Dibër, dhe ai i Sarandës.
Në përfundim të procedurave konkurruese, Dema u shpall fitues,duke siguruar një mandat të ri në krye të Komisariatit të Rinasit, post të cilin ai e mban prej 10 vitesh./ZËRI