Aktualitet

1 muaj bojkot, rektori Gjata pret një përfaqësi të studentëve të Mjekësisë (Kërkesat e tyre)

Ky vit arsimor i ka gjetur studentët në rrugë, herë para fakultetit të tyre dhe herë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kjo e fundit ka mbyllur ''veshët'' përballë thirrjeve të tyre poshtë kangjellave të institucionit.

E.K

1 muaj bojkot, rektori Gjata pret një përfaqësi të

TIRANË- Një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë, të cilët prej një muaj kanë bojkotuar auditoret, janë pritur sot në një takim nga rektori Arben Gjata. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se një përfaqësi prej 6 studentësh janë në një takim me Gjatën paraditen e kësaj të hëne, ndërkohë që edhe sot bojkoti i auditoreve vijon.

Studentët kanë kërkuar mbështetje nga rektori Gjata, dhe kanë deklaruar se nuk do të firmosin asnjë kontratë me Universitetin, derisa të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese.

Në kontratën e propozuar nga Universiteti i Mjekësisë, thuhet që studentët që nuk do të pranojnë të firmosin që të qëndrojnë pas studimeve në Shqipëri, duhet të paguajnë një tarifë prej afro 2.4 milionë lekësh të vjetra në një vit.

Punësimi i detyruar pas studimeve në Shqipëri, është dërguar tashmë në Gjykatën Kushtetuese, me firmat e afro 30 deputetëve të Partisë Demokratike.

Ky vit arsimor i ka gjetur studentët në rrugë, herë para fakultetit të tyre dhe herë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kjo e fundit ka mbyllur ''veshët'' përballë thirrjeve të tyre poshtë kangjellave të institucionit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB