Aktualitet

Zjarri në Finiq aktiv/ AKMC: Po punohet pa ndërprerje, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA në terren

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në operacion janë përfshirë zjarrfikësit e Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, të mbështetur nga rreth 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

l.k
Zjarri në Finiq aktiv/ AKMC: Po punohet pa ndërprerje, 50
Pamje nga zjarri në Finiq dhe njfotimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Ciivile

FINIQ- Në Bashkinë e Finiqit flakët vijojnë të mbeten aktive, ndërsa Forcat e Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për të mbajtur nën kontroll situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në operacion janë përfshirë zjarrfikësit e Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, të mbështetur nga rreth 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

"Forcat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, po punojnë pa ndërprerje në Finiq për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa dhe jeta e banorëve të zonave përreth. Aktualisht ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon intensivish"- njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Forcave tokësore u janë bashkuar edhe tre helikopterë të Forcave të Armatosura, dy “Cougar” dhe një “Black Hawk”. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB