Aktualitet

Zjarret në jug, Lamallari ndan pamjet: Të gjitha strukturat në terren, prioritet mbrojtja e jetës së qytetarëve

Lamallari u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund t’u rrezikojë jetën.

l.k
Zjarret në jug, Lamallari ndan pamjet: Të gjitha strukturat në
Besfort Lamallari dhe pamje nga zjarri në Mallakastër

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht lidhur me situatën e vështirë të zjarreve në jug të vendit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri ka bërë me dije se janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore për vënien nën kontroll të flakëve në fshatrat e Delvinës dhe Finiqit.

Lamallari u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund t’u rrezikojë jetën.

“Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe tre helikopterëve.

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar.

U bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë”,- shkruan Lamallari.

Situata në jug të vendit vijon të mbetet kritike, pasi disa fshatra, toka bujqësore, bletari, banesa dhe puse nafte rrezikojnë të përfshihen nga zjarri, i cili është favorizuar edhe nga era e fortë./ZËRI

Poll

MOS HUMB