Aktualitet

Zjarri mbetet aktiv në Drenie të Patosit dhe Krujë, 30 forca në terren, ndërhyrje edhe nga ajri (VIDEO)

Në fshatin Drenie të Patosit u regjistrua një natë kritike, pasi flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave.

zh.ll
Zjarri mbetet aktiv në Drenie të Patosit dhe Krujë, 30 forca
nderhyrje ne kruje dhe drenie

TIRANË- Situata në disa prej vatrave të zjarrit në vend është përmirësuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarje e plotë të flakëve, kryesisht në zonat më problematike.

Në fshatin Drenie të Patosit u regjistrua një natë kritike, pasi flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm situata duket se është nën kontroll, megjithëse vatra mbetet aktive. Raportohet se aktualisht nuk ka rrezikpër banesat, ndërsa rreth 30 forca zjarrfikëse janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, vijon të mbetet aktive edhe vatra e zjarrit në Abaze të Krujës, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive. Në këtë zonë, trashësia e humusit është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush, çka bërë që vatra e zjarrit të riaktivizohet herë pas herë.

Situata në Krujë prej disa ditësh ka qenë kritike dhe është punuar me të gjitha mjetet, nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e vatrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB