Aktualitet

Eklips më 12 gusht, spektakli qiellor shihet edhe në Shqipëri

Në Shqipëri, pamja do të jetë më e kufizuar për shkak të fazës së pjesshme dhe faktit se fenomeni ndodh shumë pranë perëndimit të Diellit.

M.K.
Eklips më 12 gusht, spektakli qiellor shihet edhe në Shqipëri
Foto Ilustruese

TIRANË-  Një spektakël i rrallë do të mund të vëzhgohet edhe nga Shqipëria më 12 gusht. Bëhet fjalë për eklipsin diellor, i cili në vendin tonë nuk do të jetë total, por do të shfaqet si eklips i pjesshëm.

Në Tiranë, fenomeni pritet të nisë rreth orës 19:31. Dhjetë minuta më vonë, rreth orës 19:41, eklipsi do të arrijë kulmin, kur Hëna do të mbulojë afërsisht 19% të diskut të Diellit. Fenomeni do të mbyllet rreth 19:44, pak përpara perëndimit të Diellit.

Eklipsi do të tërheqë vëmendjen e mijëra njerëzve në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në zonat ku do të jetë i plotë. Spanja, Islanda, Grenlanda, Portugalia, Rusia, Kanadaja dhe pjesë të SHBA-së janë ndër territoret nga ku do të mund të ndiqet faza totale.

Në Shqipëri, pamja do të jetë më e kufizuar për shkak të fazës së pjesshme dhe faktit se fenomeni ndodh shumë pranë perëndimit të Diellit./ZËRI

Poll

MOS HUMB