Aktualitet

Një person qëllon me armë në ajër në zonën e zjarrit në Krujë, zjarrfikësit lajmërojnë Policinë

Operacione po zhvillohen nga toka dhe ajri, me forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

F.I
Një person qëllon me armë në ajër në zonën e
PAMJE NGA NGJARJA

KRUJË-Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës në Krujë. Flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era, ndërsa për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset pranë zonës.

Por një incident i pazakonë është regjistruar teksa zjarrfiksit ndodheshin në terren. Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë dy herë duke paralajmëruar zjarrfikëset që të largohen nga një prej vatrave të zjarrit në Krastë të Krujës ku ata po hedhin ujë. Zjarrfiksit kanë njoftuar Policinë lidhur me rastin.

Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri, me forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrave. Era po e vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit në sipërfaqet me bimësi.

Poll

MOS HUMB