Aktualitet

Ekskluzive/ 'Dramë, armë dhe pranga', 'Visi i garave' me tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe security, përplasja me Policinë

Në vilë ka mbërritur edhe Policia, por Kosova ka bërë rezistencë duke u përplasur fizikisht edhe me efektivët. 

F.I
Ekskluzive/ 'Dramë, armë dhe pranga', 'Visi i
Elvis Kosova

VLORË-ZËRI ka zbardhur dinamikën e arrestimit të Elvis Kosovës në një nga zonat bregdetare në jug të vendit, në Palasë. Gjithçka ka ndodhur në vilën ku qëndronte 40-vjeçari i njohur si 'Visi i Garave'. 

Burime për ZËRI bëjnë me dije se Kosova ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe një punonjës security, pasi kjo e fundit e kishte gjetur në vilë me një grua tjetër. Konflikti ka vijuar mes çiftit ku mësohet se 40-vjeçari ka kërcënuar gruan e tij me armën pa leje. Në vilë ka mbërritur edhe Policia, por Kosova ka bërë rezistencë duke u përplasur fizikisht edhe me efektivët. 

Efektivët kanë arritur të neutralizojnë Kosovën dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit. 

Kosova është një emër i njohur për autoritet, i cili rezulton i arrestua në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.

Në korrik të vitit 2025, 'Visit të garave' iu vendos tretiol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”. Emri i tij u përmend edhe në atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Automjetit tip Benz i cili u bë shoshë nga plumbat, me të cilin udhëtonin Dani me Shaljanin, u raportua të ishte i Kosovës. Vetë Kosova mohoi lidhjen duke deklaruar se nuk e mbante mend të kishte pasur ndonjëherë atë automjet dhe se ishte e pamundur të dinte për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB