Aktualitet

Zjarr në Nivicë të Himarës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

M.K.
Zjarr në Nivicë të Himarës, era e fortë favorizon
foto nga vendi i ngjarjes

HIMARË – Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe neutralizimin e situatës. Por ndërhyrja e tyre vështirësohet për shkak të terrenit të thyer, i cili pengon afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit. Pavarësisht kushteve të vështira, ekipet vijojnë punën për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB