karaburun
KARABURUN- Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Karaburunit, duke rikthyer shqetësimin për nisjen e sezonit të zjarreve në vend. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e Karaburunit.
Nga pamjet, duket se tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, duke qenë i dukshëm edhe nga deti. Ndërkohë, ende nuk ka informacion zyrtar për përmasat e flakëve apo shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI
Poll