Aktualitet

Katër ditë në arrati, kapet autori i grabitjes së një karburanti në Krujë, tentoi t'i ikte policisë (EMRI)

Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur policisë, automjeti është përfshirë në një aksident.

zh.ll
Katër ditë në arrati, kapet autori i grabitjes së një
Foto ilustruese

KRUJË- Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një pike karburanti në zonën e Krastës, në Krujë. I arrestuari është identifikuar si Marvin Ferra.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është lokalizuar pas disa ditësh kërkimesh, por nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Madje, ai ka tentuar të largohet me një automjet tip “Benz”, në të cilin ndodhej edhe një i mitur.

Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur policisë, automjeti është përfshirë në një aksident. Pas përplasjes, Ferra ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap, por është neutralizuar dhe arrestuar pak minuta më vonë nga forcat e policisë. Para bluve ai ka pranuar autorësinë e grabitjes dhe ka treguar edhe një vend ku mbante fshehur armë zjarri.

Grabitja me armë është regjistruar mbrëmjen e 15 qershorit, ku nën kërcënimin e një arme (çifte gjahu), autori i ka marrë punonjësit të pikës së një karburanti në zonë xhiron ditore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB