Aktualitet

Grabitet gjatë natës një pikë karburanti në Krujë, autorët shkuan me çifte gjahu...

Dyshohet se autorët kanë lëvizur në këmbë për të kryer grabitjen.

F.I
Grabitet gjatë natës një pikë karburanti në Krujë,
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË-Një grabitje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Krujë. Autorët, të cilët dyshohen se ishin dy, nën kërcënimin e një arme (çifte gjahu) i kanë marrë punonjësit të pikës së një karburanti në zonë xhiron ditore. 

Dyshohet se autorët kanë lëvizur në këmbë për të kryer grabitjen, ndërsa kanë marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekë të rinj. Policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Poll

MOS HUMB