Aktualitet

PAMJET- Jet ski 'Lamborghini' përplaset me skafin e Policisë, humb jetën 22-vjeçari në Ksamil

Albion Kreçi ka qenë duke lundruar me shpejtësi me një mjet jet ski kur është përplasur me skafin e policisë, të ankoruar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

F.I
PAMJET- Jet ski 'Lamborghini' përplaset me skafin e
Albiaon Kreçi

SARANDË-Një aksident tragjik në det ka ndodhur pasditen e djeshme, 15 qershor, në Ksamil, ku një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare, e për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Albiaon Kreçi ka qenë duke lundruar me shpejtësi me një mjet jet car 'Lamborghini' kur është përplasur me skafin e policisë, të ankoruar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. 22-vjeçari menjëherë pas aksidentit është transportuar në spital, por nuk ia doli të mbijetonte, prej plagëve të marra.

Pas ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB