Aktualitet

Shmanget tragjedia në Himarë: Gomonia lëvizte pa kontroll, drejtuesi ra në det, polici 'fluturon' mbi mjet për ta ndalur

Sipas policisë, një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi në det, ndërsa drejtuesi i saj, 35-vjeçari E.M., kishte rënë në ujë gjatë lëvizjes.

zh.ll
Shmanget tragjedia në Himarë: Gomonia lëvizte pa kontroll,
pamje-gomonia ne det

HIMARË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare.

Sipas policisë, një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi në det, ndërsa drejtuesi i saj, 35-vjeçari E.M., kishte rënë në ujë gjatë lëvizjes.

Ai më pas ka dalë në breg të gjirit të Llamanit i dëmtuar në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një punonjës i Njësisë Policore Detare ka arritur të hipë në mjetin lundrues dhe ta ndalojë atë, duke shmangur përplasjet dhe incidentet e mundshme në det.

Njoftimi i Policisë:

Himarë / Policia Kufitare shmang një tragjedi të mundshme në det

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare në Himarë shmangu sot një ngjarje me pasoja të rënda në det.

Pas njoftimit se një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë në zonën e "Kepit të Rigonit", përballë plazhit të Llamanit.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe kishte dalë në gjirin e Llamanit, i dëmtuar në këmbë. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gomonia, e cila paraqiste rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe për pushuesit, u vu nën kontroll nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare. Një punonjës i Njësisë Policore Detare mundi të hidhej në bordin e gomones dhe ta ndalonte atë.

Më pas, mjeti lundrues u tërhoq në PKK Himarë për verifikime të mëtejshme.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kuadër, ajo fton qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin 112.

Poll

MOS HUMB