Aktualitet

U zhduk në bjeshkë, gjendet pas disa orësh 20-vjeçari nga Hasi (EMRI)

Që prej mbrëmjes së djeshme, pas konstatimit të mungesës së tij, familjarët, banorë të zonës dhe gjuetarë kanë nisur kërkimet në bjeshkët e Pusit të Thatë, aty ku dyshohet se mund të ketë shkuar i riu.

zh.ll
U zhduk në bjeshkë, gjendet pas disa orësh 20-vjeçari nga
foto ilustruese

HAS- Shkëlzen Kastrati, 20-vjeçari nga fshati Pus i Thatë i Hasit, është gjetur pas disa orësh kërkim. 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes së të dielës rreth orës 20:00, teksa ishte nisur drejt bjeshkëve për të kërkuar lopët që kishte në kullotë. 

Pas konstatimit të mungesës së tij, kërkimet u vështirësuan edhe për shkak se i riu kishte harruar edhe telefonin në banesë. Megjithatë, pas disa orësh kërkime nga familjarë, banorë të zonë dhe qytetarë ëshë bërë e mundur gjetja e 20-vjeçarit. 

Sipas familjarëve, 20-vjeçari ka probleme të lehta të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për fatin e tij. Që prej mbrëmjes së djeshme, pas konstatimit të mungesës së tij, familjarët, banorë të zonës dhe gjuetarë kanë nisur kërkimet në bjeshkët e Pusit të Thatë, aty ku dyshohet se mund të ketë shkuar i riu. Por, kërkimet vështirësohen edhe më shumë për shkak se nuk mund të kontaktohet me 20-vjeçarin, pasi ai ka harruar telefonin në banesë. Familjarët kanë njoftuar edhe Policinë e Kukësit, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut./ZËRI

Poll

MOS HUMB