Aktualitet

Zhduket gruaja në Shkodër së bashku me të birin 2-vjeç, burri: Dua vetëm djalin

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke marrë dhe djalin e vogël.

F.I
Zhduket gruaja në Shkodër së bashku me të birin
Klaudia Hiluku dhe Gjovalin Mikaj

SHKODËR-Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, se kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke ia lënë atij djalin 1 vjeç ta mbajë.

Poll

MOS HUMB