Aktualitet

Ekzekutimi i Altin Arapajt! Gruaja: E gjitha për një shtëpi. Autori: Nuk doja ta vrisja, kishim pirë të dy drogë

Sipas saj shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.

F.I
Ekzekutimi i Altin Arapajt! Gruaja: E gjitha për një shtëpi.
Altin Arapaj

GREQI-Detaje të reja janë zbadhur nga vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greq, Altin Arapaj. Gruaja e 41-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë, ka dhënë versionin e saj të çështjes, duke folur për televizionin grek “STAR”. Sipas saj shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.

"Ky burrë e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë. Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, sipas mendimit tim, kanadezi e telefonoi dhe i tha: ‘E dini çfarë? Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime.' Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim,'- u shpreh ajo.

Ndërkohë para Gjykatës ka dalë autori, 46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë të akuzuar për vrasjen. 46-vjeçari, njëherësh dhe miku i viktimës pretendon se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën dhe se për shkak se të dy kishin përdorur drogë, nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte.

Si ndodhi vrasja në Greqi

Shqiptari Altin Arapaj u qëllua me plumb në kokë nga miku i tij, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, një person me precedentë penalë për drogë. Dyshja kanë qenë brenda një vreshti në momentin që kanë debatuar me njëri-tjetrin. Dhe në një moment, Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën.

Altin Arapaj rezulton gjithashtu një person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Dyshimet janë se dyshja janë përplasur për çështje pazaresh./ZËRI

Poll

MOS HUMB