Aktualitet

Siguroi armët për atentatit ku u vra Gilmando Dani! Ylli Zallës i zbulohet arsenali i dytë, silenciatorë, drogë e municione

Ylli Zalla dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve, pasi nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit mafioz në Rinas.

F.I
Siguroi armët për atentatit ku u vra Gilmando Dani! Ylli Zallës i
Ylli Zalla dhe Gilmando Dani

FUSHË-KRUJË-Në fshatin Zall në Fushë Krujë është zbuluar një arsenal armësh dhe kanabis. Policia ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre, 49-vjeçarin Ylli Zalla. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim edhe për arsenalin e armëve në Nikël, i cili u zbulua tre ditë pas atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. 

Konkretisht afër banesë së 49-vjeçarit, në fshatin Zall u gjetën në tokë dhe u sekuestruan 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh, 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ylli Zalla dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve, pasi nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit mafioz në Rinas.

Njoftimi i policisë:

Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;
-27 djegore;
-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;
-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB