Aktualitet

Gjykata në Belgjikë dënon 119 persona si pjesë e gjyqit Encro, sekuestrohen edhe 60 milionë euro pasuri

Gjyqi Encro zbërtheu një organizatë kriminale përmes goditjes së shërbimit të mesazheve të koduara Encro Chat në vitin 2020 dhe Sky ECC në vitin 2021. 

I.F
Gjykata në Belgjikë dënon 119 persona si pjesë e gjyqit
Foto ilustruese

BRUKSEL-Gjykata Penale në Bruksel dënoi të martën 119 persona pas një operacioni masiv kundër tragikut të drogës, armëve, dhe zbërthimit të një organizate kriminale. Një gjyq jo të zakontë e përshkruajnë mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se dënimet për çështjen "Justitia" janë pjesë e gjykimeve për Encro. 

Gjyqi Encro zbërtheu një organizatë kriminale përmes goditjes së shërbimit të mesazheve të koduara Encro Chat në vitin 2020 dhe Sky ECC në vitin 2021. 

Para gjykatës dolën 124 të pandehur dhe 4 kompani. 

Ky ka qenë një nga gjyqet më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë në Belgjikë. Akuzat për personat e përfshirë në këtë rrjet nisin që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armësh e deri te tentativa për zhvatje e deri tek rrëmbimi. Në total, gjykata dha rreth 700 vjet burgim për të gjithë të dënuarit dhe konfiskimin e rreth 60 milionë eurove. Në seancën e të martës u urdhërua edhe arrestimi i menjëhershëm i 49 personave, për të cilët prokuroria dyshon se mund të arratisen./ZËRI

Poll

MOS HUMB