Aktualitet

Zbardhet plagosja në Lezhë: Sherri nisi në servis, babë e bir nxorrën armën dhe qëlluan punonjësin, shpallen në kërkim (EMRAT)

Mësohet se babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. 

zh.ll
Zbardhet plagosja në Lezhë: Sherri nisi në servis, babë e
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri u regjistruar mesditën e djeshme në fshatin Manati të Leshës, ndërsa detaje të reja janë zbardhur rreth dinamkiës së ngjarjes.

Sipas dëshmive të mbledhura dhe nga të dhënat hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një servis paspas një konflikti mes punonjësit Danjel Pikuli dhe dy personave, babë e bir, Gjergj dhe Seldo Voci.

Mësohet se babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, ndërsa debati më pas ka agravuar duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e konfliktit, ku tre personat dyshohet se janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike, ndërsa më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë ndaj Pikulit.

Si pasojë, Daniel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ai është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk e ka dhënë deklarimin e tij para grupit hetimor. 

Pas ngjarjes, dy personat e dyshuar janë larguar nga vendi me një automjet tip “Wolkswagen”. Policia ka ndjekur gjurmët e automjetit deri në zonën e Shënkollit në Lezhë. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të automjetit pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Gjergj dhe Seldo Voci janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB