Aktualitet

Zayed Al Nahyan viziton Tiranën, nënshkruan marrëveshje për energjinë dhe kamerat inteligjente me Ramën

Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama.

F.m
Zayed Al Nahyan viziton Tiranën, nënshkruan marrëveshje për
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka vizituar sot Tiranës. Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama. Më pas kanë mbërritur bashkë në Pallatin e Brigadave, aty ku është bërë dhe pritja me ceremony zyrtare dhe prezantimi me ministrat e kabinetit të të dy palëve. Kreu i qeverisë shqiptarë nënshkroi dy marrëveshje me Al Nahyan:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

- Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me zhvillimin e fushës së energjisë së rinovueshme në Shqipëri, ndërsa e dyta lidhet me përdorimin e kamerave inteligjente.

Presidenti Al Nahyan u largua më pas nga Shqipëria.

 

Poll

MOS HUMB