Politikë

VIDEO/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga Rama

Rama tha se kjo vizitë vjen si rezultat i një miqësie shumë të sinqertë dhe të fortë mes dy vendeve, të cilën e ushqejnë interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm.

F.m
VIDEO/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrin në
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan

TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”. Pamjet e takimnit, kreu i qeverisë i ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

“Rinas – Mbërritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama.

Në një deklaratë të bërë dje, Rama tha se kjo vizitë vjen si rezultat i një miqësie shumë të sinqertë dhe të fortë mes dy vendeve, të cilën e ushqejnë interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm.

Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike.

Vizita e presidentit ka në fokus realizimin e disa projekteve të mëdha, përfshirë monitorimin e rrugëve dhe shkollave me teknologji të avancuar, si dhe krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët për letrat me vlerë.

Poll

MOS HUMB