Politikë

Rama bashkëbisedim me komentuesit: Berisha e bëri vendin lesh e li! Ka plot shqiptarë që kthehen

Rama i është përgjigjur se në Shqipëri dokumenti merret më lehtë se në Greqi dhe Itali

F.I
Rama bashkëbisedim me komentuesit: Berisha e bëri vendin lesh e li! Ka
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës "Sy m'sy". Një komentues shprehet se askush nuk kthehet nga emigrimi pa rritur më parë pensionet dhe rrogat, dhe Rama i është përgjigjur me shembullin e pensioneve europiane. Kreu i qeverisë shprehet se Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Rama u shpreh se shumëkush thotë dua pension europian por sigurimet shoqërore i ka paguar në Greqi dhe kjo sipas tij nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensionit me Greqinë. 

Komentuesi: Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk kthehet

Edi Rama: Nuk kthehet asnjë. Këtu e ke gabim e dashur Dori sepse ka plot që kthehen. E ke parë ti që u del llogaria më mirë në fund të vitit, sidomos kur kursimet andej investohen këtej në fshatin e tyre për një fermë, për një agroturizëm, për një linjë përpunimi. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment sepse po të jap një shembull konkret. Shumëkush thotë  “Dua pension europian në Shqipëri”, por sigurimet shoqërore i ka paguar të tëra këto vite në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë apo me plot vende të tjera, që të mund t’i japim një pension siç e dëshiron këtu në Shqipëri, por ama, mos harro që kur erdhëm ne në detyrë, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë më te tjerët”-shprehet Rama.

Një tjetër komentues i shkruan se në Shqipëri sorollatesh për një dokument, teksa Rama i është përgjigjur se në Shqipëri dokumenti merret më lehtë se në Greqi dhe Itali. Kreu i qeverisë shpjegon se sa i takon ndërtimeve apo pronave pa leje kjo është sipas tij 'peshqesh' nga opozita, në kohën kur kjo e fundit ka qënë në pushtet.

Komentuesi: Në këtë vend vijmë vërdallë për një dokument pronësie.

Edi Rama: Në këtë vend është më kollaj se në Greqi dhe në Itali, për të marrë dokumentat se i merr nga aty ku je me celular pa luajtur nga vendi hic. Ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e tjerëve apo tënden e keni peshqesh nga këneta jonë, që e bëri Shqipërinë lesh e li. Por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohë së negociatave me BE do e mbyllim këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe nuk do ta kemi më këtë problem.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB