
SARANDË- Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë Arben Cipa alias Sotir Cipa ka rrëfyer dhunën e ushtruar ndaj tij. Në rrëfimin ku duket se ka shenja në fytyrë, Çipa shprehet se atij i kanë prerë rrugën dhe e kanë ofenduar. Aishton se është përgjigjur, por më pas autorët kanë dalë nga automjeti dhe e kanë qëlluar me grushta e shkelma. Çipa tregon se ka marrë ndihmën e nevojshme në spital, por gjithashtu u bën apel institucioneve tëdrejtësisë që ta ndjekin me prioritet këtë çështje.
“Biznesi im zhvillohet në një zonë e cila quhet zonë Heremec dhe ndodhem në një fazë ku investoj për infrastrukturën e rrugës shoqëruar me infrastrukturën e energjisë elektrike. Kemi marrë një projekt nga OSHEE për të zhvilluar zonën. Kjo zonë është pa asnjë ndërtim. Në punim e sipër, personat kanë pretenduar që unë mos të kaloj linjën se i pret pamjen për të ardhmen e tyre. Nuk kanë asnjë biznes, unë si qytetar që jam nuk i përkas rangut të tyre shoqëror. Në një moment më prenë rrugën, më ofenduan dhe shanë. Reagova në gjuhën e tyre dhe dolën nga automjeti. Kam tentuar të mbrohem, kanë filluar të gjuajnë me shqelma e grushte. Policia dhe Urgjenca kanë bërë punën e tyre. Kam marrë 1800 mesazhe dhe të gjithë janë të indinjuar për këtë rast. Çështjen do ta ndjek dhe apeloj ndaj drejtësisë ta marri seriozisht këtë rast,”- rrëfen aindër të tjera.
Autori dyshohet se është 37-vjeçari Diomet Musa, i cili është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.