Aktualitet

Dhunoi me shkopinj e lëvë hekuri 42-vjeçari në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Policia raporton se i plagosuri ka patur një konflikt me xhaxhain e 34-vjeçarit.

F.I
Dhunoi me shkopinj e lëvë hekuri 42-vjeçari në
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”. Shtetasi Xh. M. ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Policia raporton se i plagosuri ka patur një konflikt me xhaxhain e 34-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Poll

MOS HUMB