
TIRANË-Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz, ku nga një makinë u qëllua me armë zjarri ne drejtim të një automjeti tjetër. Raportohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë.
Autorët e dyshuar Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç, të tre banues në Kamëz, kanë përdorur dy automjete të cilat pas ngjarjes i kanë braktisur dhe janë larguar me një makinë të tretë. Policia njofton se mjetet e përdorura në atentat janë sekuestruar dhe po punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët.
Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm një gëzhojë, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë, për të kuptuar mbi llojin e armës së përdorur.
Njoftimi i policisë:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.
Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.
Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit, lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.