Aktualitet

Vrau turistin në Ksamil, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora, kërkova të mbanin qetësi

Sipas tij, ai u kërkuar të rinjve mbanin qetësi por ishte e pamundur dhe ka nisur konflikti.

F.I
Vrau turistin në Ksamil, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës:
Sokrat Vata

KSAMIL-Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, truprojës së Principotes, i cili vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes një ditë (18 gusht) më parë në Ksamil. Vata pretendon se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit. Sipas tij, ai u kërkuar të rinjve mbanin qetësi por ishte e pamundur dhe ka nisur konflikti. Vata deklaron se situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar të përshkallëzohet.

Sokrat VataThikën e kishte portugezi, ia mora nga dora. U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë. Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti.

Sipas raportimit të Policisë, 20-vjeçari portugez u dhunua nga grupi i kamarierëve të Principotes, ku i përfshirë kryesor bashkë me Sokrat Vatën ka qenë edhe David Gjana, i shpallur në kërkim. Gjana (Heurtevent), klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit, “La Guerre”.

Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje. Vata u arrestua 5 orë pasi u konstatua trupi i pajetë i turistit në Levan, ku ishte fshehur në bagazhin e mjetit tip Ford të dy shtetasve turq. 

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin. Lidhur me rastin janë arrestuar 11 persona, të përfshirë kamarierë dhe efektivë të cilët punonin truproja në 'Principote'.

Poll

MOS HUMB