Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshi kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë

Përlleshi ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

I.F
Vrasja e Martin Canit/ Mario Përlleshi kërkon lirinë, rekurs
Mario Përlleshaj

TIRANË- 14-vjeçari Mario Përlleshi që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani në shkollën "Fan Noli", kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Përmes avokatit mbrojtjës, Përlleshi ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Sipas shortit, çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda, por nuk ka caktuar një datë se kur do të zhvillohet seanca.

Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB