Video

Vrasja e çiftit Mujeci! Arrestohet bashkëpunëtori i autorëve

Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit.

zh.ll
Vrasja e çiftit Mujeci! Arrestohet bashkëpunëtori i
foto ilustrim: cifti mujeci- Besnik Kolndreu

TIRANË- Është arrestuar në Mal të Zi, Besnik Kolndreu i akuzuar për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e 26 prillit 2026 ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren. Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016, por deri më tani rezultonte të mos ishte dënuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB