Aktualitet

Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg shqiptari, Osman Bylyku

Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer.

F.I
Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg
Osman Bylyku dhe Anila Ruçi

ITALI- 32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 5 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme.

Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj. Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer. 32-vjeçari bashkëjetonte me viktimën.

Poll

MOS HUMB