Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.

F.I
Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit. Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.

MESAZHI:

Siç ka thënë Sekretari Rubio: Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës. Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB