Aktualitet

AKSHI 'dorëlëshuar' me Ermal Beqirin! I jep tenderin e Thesarit, megjithëse ofroi 1.7 mln euro më shumë

AKSHI vendosi të skualifikojë ofertën e ABS-së së Meçes me argumentin se nuk përmbushte kriteret duke shpallur kështu fituese të kontratës ofertën 1.7 milionë euro më të lartë të paraqitur nga Communication Progress dhe Horizon.

F.I
AKSHI 'dorëlëshuar' me Ermal Beqirin! I jep tenderin e
Ermal Beqiri

TIRANË-Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka zgjedhur sërish Ermal Beqirin, për t'i dhënë një tjetër tender të majmë. Tenderi i sistemit informatik të Thesarit të shtetit, i është dhënë kompanisë 'Communication Progress' dhe 'Horizon', të pavarësisht se në dokumente shkruhet se përfiton “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”. 

Në garën për të marrë tenderin e thesarit u paraqitën subjekte, nga të cilat njëra ishte pa ofertë financiare. Rrjedhimisht dy ofertat e vlefshme në garë ishin ajo e Advanced Business Solutions me vlerë 5.1 milionë euro dhe oferta e dytë ishte e bashkimit të kompanive Communication Progress dhe Horizon, të cilat ofruan 6.8 milionë euro. AKSHI vendosi të skualifikojë ofertën e ABS-së së Meçes me argumentin se nuk përmbushte kriteret duke shpallur kështu fituese të kontratës ofertën 1.7 milionë euro më të lartë të paraqitur nga Communication Progress dhe Horizon.

AKSHI 'dorëlëshuar' me Ermal Beqirin! I jep tenderin e

AKSHI 'dorëlëshuar' me Ermal Beqirin! I jep tenderin e

AKSHI 'dorëlëshuar' me Ermal Beqirin! I jep tenderin e
Firma fituese ofroi 1.7 milionë euro më shumë sesa ajo që ofroi më pak

Sipas dokumenteve të publikuara nga VoxNews, AKSHI ka shpallur fituesit e tenderit me objekt “përmirësimi i sistemit të thesarit”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, fondet e parashikuara nga vetë institucioni përfitues. Fondi ishte plot 750 milionë lekë ose 7.6 milionë euro. Fitues u shpall BOE, i përbërë nga firma “COMMUNICATION PROGRESS” që do të bëjë 51.14 % të shërbimit dhe “H O R I Z O N” që ka një përqindje 48.86. mësohet se vlera e implementimit ka qenë 540 milionë dhe vlera e mirëmbajtjes 209 milionë lekë.

Në QKB, rezulton se firma “COMMUNICATION PROGRESS” është në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleidi Zoraqi. Ndërkohë, firma “HORIZON” është në pronësi të z. Ermal Beqiri.

Poll

MOS HUMB