Aktualitet

Von der Leyen në Tiranë, protestuesit përplasen me policinë: Jo Bashkim Europian me Ramën (VIDEO)

Në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie, teksa raportohet se gjatë protestës ka pasur edhe përplasje me policinë.

zh.ll
Von der Leyen në Tiranë, protestuesit përplasen me policinë:
protesta ne tirane

TIRANË- Pak para mbërritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njërën prej prej pankartave të grupit të protestuesve shkruhet “Jo Bashkim Europian me Ramën”. Ndërkohë, Policia e Shtetit vendosi një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.

Në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie, teksa raportohet se gjatë protestës ka pasur edhe përplasje me policinë. Protestuesit e mbledhur para godinës janë përplasur me policinë, pasi forcat e rendit janë vendosur për të ndaluar avancimin e tyre dhe për të garantuar zhvillimin e takimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor./ZËRI

Poll

MOS HUMB