SHIJAK- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si autor i një vjedhje në një lokal në Shijak, në fshatin Shahinaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku raportohet se 27-vjeçari ka vjedhur një shumë parash dhe disa sende dhe më pas ëshë identifikuar dhe kapur nga policia. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, pasi i riu dyshohet se ëshë autor i disa rasteve të ndodhura më parë.
Njoftimi:
Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes.
27 vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI